Të tjera detaje janë zbardhur nga vdekja e 21 vjeçares që u shua nga koronavirusi. Ajo është viktima më e re në vend nga Covid-19.
Së fundmi, mësohet se e reja kishte shkuar për herë të parë në spital katër ditë më parë. Ajo kishte dhimbje koke të vazhdueshme.
Pasi kreu tamponin, e reja doli pozitive me koronavirus. Ajo u shtrua menjëherë në intubim sepse ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e saj u rëndua menjëherë. Ajo u përkeqësua nga tromboembolia fulminante dhe vuante nga sindromi metabolik.
Në 24 orët e fundit janë shënuar dhe tre viktima të tjera përpos 21 vjeçares. Ndërkohë, 85 persona janë konfirmuar me koronavirus dhe tek Infektivi janë të shtruar 88 të tjerë.