VOA: Personeli shëndetësor në Shqipëri ndjehet i pasigurtë në punë gjatë pandemisë

0
140

Në Shqipëri, u njoftuan sot edhe 4 vdekje të tjera prej koronavirusit, të moshave nga 21 vjec deri në 67 vjeç, ndërsa nga testet e fundit gjetën 85 persona të tjerë të infektuar.

Prej 26 qershorit e deri sot autoritetet shëndetësore po njoftojnë një seri vdekjesh thuajse të përditshme nga 2-4 persona prej koronavirusit.

Spitali Infektiv është në gjendje kritike, ku shpesh numri i shtrimeve është më i lartë se ai daljeve. Aktualisht aty janë të shtruar 88 persona, 16 nga të cilët në terapi intensive.

Gjendja vlerësohet e rëndë jo vetëm për pacientët, po edhe për vetë mjekët dhe personelin ndihmës.

Shoqata “Together for Life” publikoi sot një studim, sipas të cilit, pjesa dërrmuese e personelit shëndetësor ndihet i pasigurtë në vendin e punës, për shkak të mungesave në pajisjet mbrojtëse dhe për testimet e pakta që bëhen ndaj tyre.

“Mbi 60 për qind e personelit shëndetësor pohojnë se ndihen pjesërisht të sigurt ndërsa afro 30 për qind të tjerë nuk ndihen aspak të sigurtë nga infektimi i mundshëm në vendin e punës” – thotë Denisa Canameti, drejtuese e grupit të studiuesve pranë shoqatës “Together for Life”.

Studimi zbuloi se më shumë se gjysma e personelit shëndetësor ka shprehur shqetësim për kushtet e trajtimit të pacientëve me covid-19.

Ata pohojnë se ka një nivel të ulët të testimeve për vetë personelin shëndetësor he familjarët e tyre edhe pse kanë shenja të infektimit.

“Afro 40 për qind e peronelit shëndetësor janë ankuar tek shefat për mungesë të materialeve të mbrojtjes personale, ndërsa 30 për qind nuk janë ankuar ose nga frika se humbi vendin e punës, ose sepse nuk ka besim tek dhënia e ndonjë zgjidhjeje” – tha zonja Canameti.

Sipas studimit, më tepër se gjysma e personelit shëndetësor pohojnë se po punojnë nën stress, prej mungesës së mbrojtjes dhe prej zbatimit për herë të parë të protokolleve.

Por edhe më problematike është gjendja tek punonjësit e sistemit shëndetësor parësor, të cilët i sigurojnë me paratë e tyre mjetet mbrojttëse përballë mijëra vizitave mjekësore të qytetarëve, ndërsa testimi i tyre për infektim është dy herë më pak se ai në spitale, ndaj edhe dy mjekët që humbën jetën ishin në systemin parësor ose ishin jashtë spitaleve COVID.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here