Hapi lokalin e natës për klientët, procedohet 41-vjeçari në Tiranë

0
138

Një pronar i një lokali nate është proceduar pasi ka shkelur masat ndaj COVID-19 duke hapur lokalin e natës për klientët. Lokalet e natës janë ndër të paktit aktivitetet që nuk janë hapur prej aktit normative të 15 marsit si masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. 41- vjeçari A.F, vendosi ta hapë lokalin e tij të natës dhe për këtë u gjobit me 1 milionë lekë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vijojnë kontrollet e shtuara nga Policia e Tiranës, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, kanë konstatuar një lokal nate të hapur dhe me klientë.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi A. F., 41 vjeç. Gjithashtu, për këtë subjekt u vendos masë administrative 1.000.000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here