Mos izoloni shqiptarët përjetësisht si midhjet e Butrintit!

0
133

PhD. Ilir PECNIKAJ

Sot qeveria, si gjithmonë në këto 7 vjet, nxorri një “akt normativ” të jashtëligjshëm, korruptiv, demagogjik dhe mbi të gjitha qesharak.

1. Pse të jashtëzakonshme. Është shkelur kushtetuta, sepse në bazë të nenit 101 të kushtetutës (Neni 101 i kushtetutes. Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve).

Cila është urgjenca për nxjerrjen e këtij akti noemativ, kur dihet botërisht se mbajtja e maskave për mbrojtjen ndaj koronavirusit, ka qenë rrekomandim i OBSH që në mars të këtij viti. KA QËNË EDHE NJË KËRKESË E PERHERSHME DHE E VAZHDUESHME E JONA, të cilin qeveria nuk dënojë asnjëherë ta marr parasysh deri më tani (për këtë ju siguroj se nëse një masë e tillë do merrej në kohë, sot do kishim rezultate shumë pozitive dhe shumë jetë të shpetuara). Pra kohën e ka pas të plotë për ta bër të ligjshme pa akt normativ. A mos vallë “urgjenca” ishte për t’ja faturuar popullit një barrë financiare e cila është minimumi 60 milion dollar/muaj, e cila do të rëndojë mbi qytetarët, kjo e barabartë me 2/3 e ndihmës financiare që qeveria ka dhënë si “ndihm lufte” (sa term demagogjik dhe qesharak) gjatë gjithë kesaj kohe për qytetarët.

2. Korruptive: ku ka korrupsion më të madh se sa të fusësh duart në xhepat e qytetarve me akt normativ në formë të kundraligjeshme?!

3. Demagogjik dhe qesharak.

Mjafton te lexojmë deklaraten e Manastirliut… “detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19… ” (https://new.shendetesia.gov.al/vendimi-i-qeverise-manastir…/)…

Cilat na qenkan këto maska “jo mjeksore”?! Ato mjeksore ose të njohura si maska kirurgjikale nuk janë të pranueshme, aq më teper ato ffp1, ffp2 dhe ffp3?! Çfarë kupton oborri i shlltanit me “barrjera mbrojtëse”, ato anti-rraket, kundër shembjeve/ bonifikimeve, apo edhe këtu duan të vënë edhe barriera sociale pas distancimit social?!

Jeni totalisht qesharak si qeveri ose oborr sulltanor, siç i pëlqen naltgjatesisë të quhet.
Është detyrim i qeverisë që barrën e çdo akti normativ ta përballojë nga fondet e shtetit ose për ndryshe është nul.

Maskat janë me të vërtetë të domosdoshme, dhe kanë qënë si të tillë që në fillimin e pandemisë, shumë më përpara se sa qeveria të sillte maskat e skaduara, dhe ato vetem për stafin mjeksor. Ndaj qeveria duhet me urgjencë të rishoh këtë vendim, barren financiare mos t’ja kalojë popullit por ta përballojë vetë, sepse një masë e tillë, për shumë familje, është e pa përballueshëm (minimumi 120$/ditë.

Por një mas e tillë nuk është e mjaftueshme, sepse kur masat janë të pjesshëme ato kurrë nuk janë efikase.

Një masë tjetër që duhet të marr kjo qeveri është shtimi i shumëfishtë i testeve molekulare dhe imunologjike. Ndaj në mënyrë imediate duhet që numri i testimeve të shtohet me të pakten 10-20 herë në ditë, që të bëhen mbi 5000 teste molekulare në ditë, nëse duan që epidemia të rifutet nën kontroll dhe shqiptarët të mos rrinë përjetësisht të izoluar nga bota, si midhjet e bitrintit.

Shënim : Midhjet e Butrintit u bllokuan kur në 1994 në Berat shpertheu epidemia e koleres, dhe nuk u lejuan më kurrë të eksportohen as sot e kësaj dite.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here