Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, pak minuta nga konferenca për shtyp e kreut të shtetit, ka reaguar lidhur me cështjen e ndryshimit të Kushtetutës, ku i mëshon idesë që Ligji Themeltar i Shtetit duhet të bëhet përmes votës direkte të popullit nëpërmjet referendumit.
Reagimi i Tedi Blushit
PSE KAQ FRIKË NGA POPULLI?
Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI.
Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI.
Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij.
MOS KINI FRIKË NGA POPULLI! ??