Plagosja me armë në ish-Bllok, arrestohet djali i ish-deputetit…

0
158

Policia e Tiranës arrestoi shtetasin Rois Babasi, 22 vjeç, djali i ish-deputetit Ndriçim Babasi, lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut.

Sipas abcnews, dyshohet se 22-vjeçari është autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Gazmir Bushaj, 39 vjeç.
Dyshimet janë se ka qenë një konflikt i çastit që ka sjellë edhe plagosjen me armë zjarri në këmbë, por pa rrezik për jetën, të Bushajt.

Por i dëmtuar ka mbetur edhe 22 vjeçari.

Burime për Abcnews kanë njoftuar se mbrëmjen e djeshme pas një konflikti, perveç 39-vjeçarit është plagosur me sende të forta edhe Rois Babasi 22 vjeç.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here