Xhaxha e nip pozitivë me koronavirus. Mjekët në Fier infektojnë edhe katër të tjerë…

0
137

Pjesëmarrja në një festë familjare ka bërë që dy persona, xhaxha e nip të infektohen me koronavirus në Fier.

Panorama raporton se xhaxhai i cili punon në një kompani nafte dhe nipi në Kadastrën e qytetit, kanë shfaqur simptoma të sëmundjes një ditë pas festës.

Kjo ka bërë që ata të mos paraqiten në punë as njeri as tjetri.

Kanë kërkuar t’u bëhet tamponi nga i cili kanë rezultuar pozitivë.

Puna në Kadastër dhe në kompaninë e naftës vijon, u është marrë tamponi gjithë punonjësve si dhe familjareve që ishin në festë dhe priten përgjigjet.

Nga gjashtë rastet e reja që raportoi ministria këtë të enjte, Panorama shkruan se katër të tjerët janë kontakte të mjekeve të infektuar tri ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here