Nuk përmbahet eksperti i shëndetit publik, ironizon hapur situatën në vend: Testo sa më pak, gënje sa më shumë…

0
132

Eksperti i shëndetit publik, Erio Dasho prej kohësh i ka sugjeruar autoriteteve shëndetësore në Shqipëri që të ndjekin modelet e Europës Perëndimore, duke testuar, gjurmuar dhe trajtuar rastet me Covid-19.

Në rastin e Shqipërisë, eksperti ka sugjeruar shtimin e testimeve në popullatë si mjetin e vetëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit nga persona, të cilët mund të jenë të infektuar, por që në kushtet e mungesës së testimeve nuk mund të evidentohen si të prekur nga Covid-19.

“Strategji anti-COVID

Europa Perëndimore: Testo-Gjurmo-Trajto

Europa Lindore: Testo (sa më pak) – Gjënje (sa më shumë)”, shkruan Dasho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here