VOA: Covid goditi rëndë ekonominë shqiptare, eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 44%

0
147

Në Shqipëri pandemia e koronavirusit ka sjellë pasoja në ekonominë e vendit. Një pjesë e ndërmarrjeve që punojnë për eksport kanë ndërprerë prodhimin ose e kanë zvogluar atë për shkak të mbylljes së tregjeve të huaja.

Industria fasone e tekstileve dhe këpucëve është goditur në veçanti.

Sipas INSTAT-it, gjatë periudhës janar-maj eksportet shqiptare të tekstileve dhe këpucëve ranë me 44% në krahasim me një vit më parë, duke goditur rëndë këtë sektor që punëson rreth 76 mijë punëtorë./VOA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here