Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ku ka komentuar përpjekjet e kryeministrit Rama për të zhbërë marrëveshjen që u arrit mes palëve, për reformën zgjedhore.
Rakipi tha se Rama gjendet në panik nga frika e humbjes dhe se po mundohet të përdorë skema të tilla, që të marrë një fitore në tavolinë.
Sipas Rakipit, nëse Rama e humbet pushtetin, ai është mjaft i rrezikuar, për shkak të mënyrës si ka qeverisur dhe akteve që ka ndërmarrë në këto tetë vite.
“Rama ka bërë llogaritë dhe nuk i del fitorja, nuk rezulton të fitojë me këtë mënyrë dhe kërkon që pasi ka mbaruar loja, pas marrëveshjes me opozitën, po përpiqet të bëjë një zgjidhje tjetër.
Ai është në një gjendje frike, paniku dhe ankthi. Rama e di që më së shumti i humbet zgjedhjet dhe po përpiqet t’i fitojë ato në tryezë.
Edi Rama nuk kthehet dot mbrapsht dhe të humbasë zgjedhjet, sepse do të duhet të paguajë haraçin e atyre që ka bërë në Shqipëri dhe si e ka shkatërruar vendin. Ai kërkon të shpëtojë veten. Atij i rezulton që në zgjedhje, nuk duhet shkuar me koalicione. Kërkon të prishë aleancën e partive opozitare. Ai kërkon patjetër të jetë kryeministër, ndryshe pasojat për të mund të jenë fatāle.
Për tetë vite rresht, Rama ka ndërtuar një fasadë, është shumë e rrallë, që një mazhorancë të vijë në pushtet dhe të qeverisë vetëm më fasadë, të mos bëjë asgjë, të mos ketë investime serioze. Shto këtu edhe dy ngjarjet dramatike, tërmeti dhe ngjarja globale e pandemisë, Edi Rama sot është më i zbuluar se kurrë. Ai është vërtet për t’i qarë hallin. Po përpiqet me tryezë dhe me skema, të fitojë. Po përpiqet me argumenta qesharake, sikur është një kërkesë e popullit kjo. Janë përpjeke me të cilat operojnë diktatorët dhe autoritarët. Ka marrë sharlatanët në parlament, që bëjnë sikur ju dhimbset populli”, u shpreh Rakipi.
Rakipi tha gjithashtu se Rama po përpiqet të godāsë veçanërisht LSI-në, ndaj edhe reagimi i kreut të shtetit ka qenë mjaft i ashpër.
“Me të gjitha lëvizjet që po bën Edi Rama, sulmon dhe kërkon të asgjësojë partinë e Ilir Metës, sic ka bërë në të shkuarën. Rama kërkon të ndryshojë Kushtetutën pak muaj para zgjedhjeve. Ky tmērr që ai ka, vjen edhe nga votat që merr Ilir Meta, të cilat bëjnë diferencën. Ne e dimë që pushteti ka kaluar, aty ku ka qenë Meta”, tha Rakipi.
I pyetur lidhur me rolin e ndërkombëtarëve, gazetari u shpreh se Rama nuk do të shqetësohet aspak nga reagimet e tyre dhe do të vijojë me planin e tij për ta prishur marrëveshjen.
“Nuk pres ndonjë gjë të rëndësishme të zgjidhin SHBA-të në Shqipëri. Mendoj se i kanë zgjidhur keq problemet vitin e kaluar, pas protestave të opozitës. Morën vendime, që rritën autokracinë e Edi Ramës. Nuk besoj se administrate amerikane ka interesa të merret me punët e Shqipërisë. Ambasadores tani do ti thotë Rama, ja unë po bëj sistemin gjerman dhe italian!
Pra, e thënë ndryshe, nuk do t’i zgjidhin dot problemet shqiptare ndërkombëtarët. Problemet duhet t’i zgjidhin shqiptarët vetë dhe opozita politike shqiptare”, u shpreh Rakipi.
INTERVISTA E PLOTË: