Ish-deputeti, njëherësh kryetari i Komisionit të Integrimit Europian në Parlamentin Shqiptar, Genc Pollo i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën komentoi veprimin e Parlamentit Europian që fshiu deklaratën në formë ultimatumi se “çdo modifikim i marrëveshjes së 5 qershorit pa konsensus mund te rrezikoje integrimin”, duke publikuar me pas njeqendrim në formë më të zbutur ku nënvijëzohet rëndësia e marrëveshjes dhe konsensusi që duhet për integrimin.
Sipas tij, postimi i dytë i deklaratës është një formë e redaktuar e së parës, por ku thuhet më troç kushti se, pa konsensus me opozitën në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, nuk do të këtë konferencë të parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe rrjedhimish hapje negociatash.
“Është interesante të shikosh që ka unanimitët si rrallë më parë në faktorin euroatlantik, në BE, organet e BE, komision eparlamënt si dhe nëqëndrimete USA në mbështetje te reformës zgjedhorë siç u ra dakord më 5 qershor dhe kundërshtim për nismat enjeanshme qëe dëmtojnë apo e zhbëjnë atë dhe kjo është shprehur me mënyra të ndryshme,një deklaratë sot dhe një nesër. Me sa duket Edi Rama i thirri mendjes për momentin dhe këto nisma pranoi t’i shqyrtojë aty ku duhen shqyrtuar, në Këshillin Politik.
Nuk më duket se është zbutur gjuha e tyre, në të dyja vihet theksi që po nuk pati konsensus në Këshillin Politik jo në Parlament, nuk ka konferencë ndërqeveritare, nuk ka negociata. Është një rikonfirmim i asaj që është thënë nga shumë figura politike dhe shumë zyrtarë të tjerë për ruajtjen emarreveshjes së 5 qershorit. Nëse nuk miratohet me konsensus do këtë pasoja për Shqipërinë: Mosthirrja e konferencës së parëndërkombëtare që pastaj sjell mos hapjen e negociatave.
Besoj që ata bënë një redaktim ne versionin e dytë, u tha më troç se po nuk pati konsensus më opozitën nuk ka konferencë ndërkombëtare. Thelbi është i qartë, problemi nuk është tek ata, ata janë të qartë. Por edhe ne kemi një zhvillim politik, Rama pranoi uljen në Këshillin Politik, praRamadetyrohët të “zbythët”. Qëllimi i tij ishte të hiqtekoalicionët. Ai tani kthehët aty ku duhet të kishte qëndruar te Këshilli Politik. Aty duhet të shpjegohet, të bindë opozitën qëduhën hequr koalicionet. Nëse do lista të tjera, pra të hapura duhet të shkojë të Këshilli Politik dhe ta bindë opozitën,nëse merrdakordësinëe opozitës pastaj amendamentët shkojnë në Kuvend dhepastaj s’ka probleme as me Brukselin, as me Uashingtonin, as me Berlinin dhe as me Romën.”- tha Pollo.