Ja një analizë konfidenciale: Çfarë po ndodh me kanabisin

0
133

Mbjellja e kanabisit masivisht është tashmë një fakt real. Përpos raportimeve të shumta të gazetarëve, siç ndodhi sot, apo denoncimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha apo PD, janë disa institucione që janë vënë në lëvizje.

Është fjala për agjenci partnere dhe zyra të shërbimit informativ, që kanë konkluzionet e tyre. Problemi është serioz, kanabisi s’mund të mbillet pa bekimin e autoriteteve dhe shefave, ndërkohë që qeveria dhe Ministria e Brendshme po bën gjithçka për ta mohuar fenomenin.

Këtë tha edhe ish-ministri Saimir Tahiri pak ditë më parë, kur theksoi se ndryshe nga ai, sot nuk ka transparencë. Tahiri pohoi se ai e ka luftuar më shumë nga të gjithë, dhe bëri të ditur që sot dukuria është më e përhapur, por mungon në komunikatat e policisë.

Ja pjesa e një raporti konfidencial të agjencive.

“Takimet me oligarkët, darkat te lokali i njohut te Rr.Elbasanit, lëvizja me makinat e tyre, shoqërimi me persona (biznesmenë të njihur) në konflikt interesi me Policinë e Shtetit (për shkak të ndërtimeve informale që po bëjnë), udhëzimi për mos-publikimin e atyre pak aksioneve që bëhen për kanabisin, heqjen nga raportimi me arsyetimin (për publikun) që nuk është mbjellur etj, janë porosi direkte e Drejtorit të Policisë me bekimin e kryeministrit.

Shqetësues është fakti që drejtorët e qarqeve kryesore mbajnë nën kontroll raportimet, denoncimet e qytetarëve në lidhje me kanabisin dhe në shumë raste kanë mohuar prezencën e bimes narkotike në zonat që ato mbulojnë. Në rang vendi situata është shqetësuese dhe e lënë qëllimisht jashtë kontrollit të policisë.

Raportimet e Shërbimit Informativ të këtyre dy muajve të fundit (maj-qershor), drejtuar Policisë së Shtetit, përcjellja e informacioneve të klasifikuara për raste konkrete dhe mos-veprimi ose dekonspirimi i operacioneve të organizuara, lidhjet e disa drejtorëve të Policisë së Shtetit, ato të qarkut Shkodër, drejtor i policisë Lezhë (edhe më parë në listën e SHISH për çështje të kanabisit), dr. policisë Korçë, Berat, Durrës dhe Vlorë ku mbjellja lejohet dhe është nën mbrojtje (deri në shtator kur bëhet gati) direkte të tyre“./Mapo.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here