Kreu i FRPD-së publikon raportin britanik: Qeveria shqiptare ka dështuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore…

0
119

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar raportin britanik, i cili risjell në vëmendje fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Po ashtu, në raport citohet se qeveria shqiptare dhe ministria e Brendshme e vendit tonë, ka dështuar të arrijë standardet minimale në luftën kundra trafikimit.

Sipas Këlliçit, në katër vitet e fundit, qeveria shqiptare pati nivelin më të ulët të investigimit të rasteve, por edhe në këto pak investigime të bëra, policia e shtetit nuk u aktivizua në njësitë e identifikimit të viktimave.

Po ashtu ai thekson se “Raporti thotë gjithashtu se qeveria ka shtyrë fondet për OJQ-të që merren me strehimin e viktimave të trafikimit dhe se ndihma sociale për këta njerëz ishte shumë e vogël për të përballuar një jetesë normale. Trafikimi i personave është një sfidë reale ndaj sistemit të vlerave njerëzore e shoqërore, ndaj sistemit të së drejtës dhe respektimit të ligjit, si shkelje e hapur ndaj të drejtave themelore të njeriut, lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Fatkeqësisht, në këto vite të qeverisjes Rama, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për trafikim dhe prostitucion.

Për të patur qasje në familjen europiane, mungesa e mekanizmave kundër këtij problemi kaq aktual dhe social na bën ne njësoj vulnerabël si kategoria e shoqërisë e cila bie pre e trafikimit. Situata duhet të menaxhohet në mënyrë efiçente dhe efektive duke implementuar nje strategji kundër trafikimit të personave dhe fuqizimit të instancave aktuale në formimin e një motorri survejues për zgjidhjen dhe përshkallëzimin e rrjetit kriminal.”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here