U plagos nga fqinji, ndërron jetë në spital 46 vjeçari nga Patosi (EMRI)

0
157

46- vjeçari Përparim Seati i cili u plagos nga fqinji i tij në Kasnicë të Patosit ka ndërruar jetë 6 orë pasi u godit me thikë.

Ai u qëllua pas një sherri me fqinjin e tij në Patos, Alionid Sali për shkak të një konflikti me motive banale ‘’pse më shikon ashtu’’.

Ndërkohë ai menjëherë pas plagosjes u fut në sallën e operacionit në Fier, ku dhe ka ndërruar jetë pas 6 orësh.

Sali u arrestua disa orë pas plagosjes pasi me makinë iu largua nga Patosi në Mallakastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here