“Qeni” i Milosheviçit ia injektoi instiktet e veta edhe Ramës dhe Hashim Thaçit, por jo Avdullah Hotit!

0
251

NGA PROF. DR. ENVER BYTYÇI

Të enjten e kaluar u zhvillua takimi i parë direkt midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ishte një takim ndryshe për Avdullah Hotin, por jo ndryshe për Vuçiç. Presidenti i Serbisë ishte mësuar të kishte përballë një kone të veten, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e tërhiqte në skutat e errëta të programeve dhe progromeve antishqiptare. Të enjten e kaluar ai pati përballë tij dikë tjetër, një njeri të urtë, të drejtpërdrejtë, të pa sherr, një njeri të pakapur e jo inatçor, pra kishte para tij një personalitet, të cilin nuk mund ta tërhiqte në skutat e veta të diversionit antishqiptar.

Unë kam qenë skeptik për zotin Hoti, sepse besoja që ai do të vazhdojë rrugën e Thaçit në dialogun me Serbinë. E mendoja këtë jo se kryeministri i sotëm i Kosovës ishte i kapur e mund të diktohej nga Beogradi dhe njeriu i Vuçiç në Prishtinë, por se ai më dukej i pavendosur dhe mendoja se ia dedikon postin që mban presidentit në largim. E dija se ka urtësi te ai, por jo edhe vendosmëri. Nëse Avdullah Hoti ia shton urtëissë së tij edhe vendosmërinë gjakftohtë, atëherë ai e ka sfiduar presidentin serb dhe e ka fituar betejën me Beogradin.

Takimi i parë, pavarësisht provokimeve të Vuçiç dhe mosreagimeve të zotit Hoti, ishte edhe fitorja e parë e kryeministrit të Kosovës. Ndryshe nga Hashim Thaçi, ai për herë të parë ia parashtroi në tavolinë Serbisë gjetjen dhe identifikimin e të pagjeturve të masakruar nga makineria ushtarake e policore e Serbisë në luftën e Kosovës. Për herë të parë ia parashtroi atij dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë së Kosovës në atë luftë. Po për herë të parë u bë temë diskutimi vjedhja e fondit të pensioneve dhe kapitalit bankar të Kosovës nga ana e Servisë. Hashim Thaçi kishte evituar, sidomos në tri vitet e fundit, kur promovonte ndarjen e Kosovës, që këto çeshtje t’i trajtonte përballë shefit të tij, Aleksandër Vuçiç.

Avdullah Hoti, ndryshe nga Hashim Thaçi, nuk shkoi në takim me duar në xhepa, i papërgatitur e si mumje, sepse kishte vendosur që të të drejtën e vendit të vet në atë tavolinë. Ai mbante në duar detaje të çeshtjeve në diskutim, madje me siglën e stemën e Republikës së Kosovës. Ndoshta ky fakt e bëri nervoz Aleksandër Vuçiçin, kur u shpreh se Kosova e Metohija është një krahinë autonome e Serbisë. Ndërkaq ky provokim kaloi pa ndonjë reagim verbaltë dukshëm të zotit Hoti dhe kundërshtarët e tij e shfrytëzuan këtë fakt për ta sulmuar atë. Në fakt heshtja ose elokuencae Hotit e ka vrarë më shumë egon e Vuçiç.

Europianët kanë mbajtur shënim sjelljen e Vuçiç si dhe pyetjen e tij bërë zotit Hoti, nëse ky di të flasë serbisht ose jo? Kjo do të thotë se shefi i shtetit serb, shpesh herë ka folur serbisht me shefin e shtetit të Kosovës, me qëllim që të fshihen përballë europianëve, që nuk e dinë serbishten. Përgjigja e zotit Hoti ishte mospërdorimi i serbishtes nga ana e tij në bisedime. Kjo elokuencë e kryeministrit të Kosovës e ka xhindosur presidentin e Serbisë. Ndaj dhe kur mbërriti në Beograd e krahasoi atë më “qenin e Pavllovit”! Në fakt presidenti i Serbisë është vetë “qeni” I Pasvllovit e njëkohësisht “qeni” I Mollosheviçit, sepse është ai që nuk e ka harruar instiktin e provokimit kundë shqiptarëve. Eshtë ai që mban të njëjtin qëndrim kundër Kosovës si atëherë kur ishte ministër informacioni në qeverinë e Milosheviçit.

Ishte dhe është Aleksandër Vuçiç që nuk i ka zbutur reflekset e “qenit” të Milosheviçit dhe të Qosiqit për ndarjen e Kosovës. Fatkeqësisht sëmundjen e qenit të Pavllovit Vuçiç ia injektoi së pari kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe më pas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit! Por shpresoj se nuk do të mundë që ta injektojë me këtë instikt kryeministrin aktual të Kosovës, Avdullah Hotin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here