Covid-19/ E rëndë situata në spitale, shkon në 3 numri i të intubuarve, 18 pacientë në terapi intensive

0
103

Situata në spitalet Covid vijon të jetë e rëndë, për shkak të shifrave të larta të virusit në vendin tonë, që vijojnë prej disa javësh.

Ministria e Shëndetësisë raporton se ka shkuar në 3 numri i pacientëve të intubuar, nga 1 që ishte një ditë më parë.

“Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar”, raporton MSH.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 81 raste të reja infektimi, si dhe ka ndërruar jetë një 80-vjeçar te “Shefqet Ndroqi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here