Dyshohet se djali i ka prerë kokën të atit me sëpatë në Fushë Kosovë

0
151

Pasditen e sotme, një krim i rëndë ka ndodhur brenda një familjeje në Fushë Kosovë, ku si pasojë raportohet një viktimë.

Sipas dyshimeve të para, djali i ka prerë kokën të atit me sëpatë, megjithatë, këto informacione deri më tani nuk janë konfirmuar ende në polici dhe prokurori.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësite policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalë ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here