Dega e PD-së në Shkodër ka përzgjedhur 100 emra të kandidatëve të mundshëm për deputetë në zgjedhjet e ardshme parlamentare. Në zyrën e Lulzim Bashës shkon edhe emri i Jozefina Topallit.
PD-ja e Shkodrës ka përmbyllur fazën e parë të propozimeve për emrat që anëtarësia kërkon të jenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Nga 38 grupseksionet që ka bashkia Shkodër, lista që ka mbërritur në selinë blu të kryeqytetit përmban mbi 100 emra.
”Është propozuar emri i Jozefinëa Topallit. Ndoshta shumë qytetarë mund ta kenë quajtur të larguar nga Partia Demorkatike, por nuk është e vërtetë. Nuk ka qenë e larguar asnjëherë, pavarësisht problemeve të saj. Ajo është anëtare e Këshillit Kombëtar dhe të jesh anëtare, do të thotë që nuk je person i larguar”,-tha Xhevdet Amuli, kryetar i PD Shkodër.