Mbreti i Arabisë Saudite Salman, u dërgua në spitalin mbretëror ”King Faisal” në Riad për teste mjekësore për shkak të kolecistitit ose infeksionit të fshikëzës së tëmthit.
Ka pasur spekulime mbi gjendjen e shëndetit të monarkut 84-vjeçar, Salman, i cili udhëheq vendin prej një kohe të gjatë.
Princi i kurorës, Mohamed bin Salman është drejtuesi de facto i vendit dhe pritet të marrë kurorën në rastin e vdekjes së mbretit.