Qeveria vendosi se nga sot do të ndalohen klubet e natës, diskot, “lounge bar” dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre. Sipas këtij akti, do të ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjitha ambientet. Mosrespektimi i kësaj mase do të gjobitet me 3 mln lekë të reja si dhe pezullim të aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Akti Normativ nuk prek restorantet të cilët do të vijojnë të jenë hapur dhe në shërbim. Aktori i Portokallisë, Florjan Binaj ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Facebook, duke ironizuar vendimin e Ramës.