Në mungesë të investimeve, qeveria i vë traun perlave ‘Syri i Kaltër’ dhe ‘Kune Vain’

0
154

Në mungesë të investimeve në infrastrukturë dhe një menaxhimi turistik në dy nga perlat natyrore të Shqipërisë si `Syri i Kaltër` dhe `Kune Vain`, qeveria ka vendosur që të vendos traun.

Kështu Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka shpallur tenderin për vendosjen e postblloqeve në këto dy zona të frekuentuara nga mijëra turistë shqiptarë dhe të huaj.

Fondi limit i tenderit është  6 milion e 666 mijë lekë dhe financimi do të bëhet nga buxheti i shtetit. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data: 30 korrik 2020. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është  2 muaj.

Nuk ka të dhëna ende se si do të funksionojë pas kësaj për tarifën, pas këtij hapi të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here