Përfundon mbledhja, PS kërkon sabotimin e 5 Qershorit/ Bardhi: Ramës i dhamë kohë që të na thotë kur do e votojë marrëveshjen

0
142

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi menjëherë pas daljes nga mbledhja e Këshillit Politik ka bërë të ditur edhe çfarë ka kërkuar në këtë tryezë, kryeministri Rama.

‘Ne sot në pikë të parë i kërkuam informacione kryeministrit Rama që në angazhimin e tij të mos ketë ndryshim të kësaj marrëveshje në Kuvend. Nuk kemi marrë përgjigje se kur do të votohet pa ndryshime marrëveshja e 5 qershorit.

Ne i qëndrojmë marrëvëshjes së 5 qershorit. Nga ajo marrëvesgje të gjithë palët nuk morën gjithçka që kërkuan, por ishte një marrëvëshje konsensuale në prani të partnerëve tanë strategjikë. Ne sot na u kërkua të hapim çështje që i kemi mbyllur më marrëveshjen e 5 qershorit.’

Ndërkaq pas mbledhjes kryeministri Rama tha se Marrëveshja e 5 qershorit nuk ndryshon dhe do votohet, por Kushtetutën do ta ndryshojmë! Pra qartazi, Rama nuk heq dorë nga synimi kryesor i PS për sabotimin e marrëveshjes së 5 Qershorit të firmosur mes palëve në Këshillin Politik me garanci ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here