Takimi me Bashën në Kosovë/ Vjosa Osmani: Zë i çmuar kundër ideve të rrezikshme për ndryshim kufijsh

0
125

Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar në Kuvendin e Kosovës kryetaren Vjosa Osmani duke konfirmuar mbështetjen që do të japë Shqipëria për Kosovën lidhur me dialogun me Serbinë si dhe sfidat që e presin.

Basha tha se Shqipëria do të mbështesë qëndrimet e Kosovës duke respektuar pavarësinë e saj dhe sovranitetin.

VJOSA OSMANI: E falenderova Bashën për qëndrimin e PD kundër ndryshimit të kufijve. Çdokush në Shqipëri duhet të flasë me zë kundër këtyre ideve që shkojnë kundër sakrificës së Kosovës për një shtet Sovran dhe të lirë, si dhe kundër investimit ndërkombëtar për shtetin e Kosovës. Shpresoj shumë të keni një vizitë productive.

LULZIM BASHA: Së pari për atë që përfaqësoni si një zonjë e brezit të ri si politikane dhe kryetare e Kuvendit .Suksese në detyrën për drejtimin e këtij institucioni. Në mbështetje të axhendës së gjithë forcave politike të Kosovës për dialogun dhe ju rishpreh atë që thashë dhe në takimet e tjera, se për mua dhe PD, opozitën e bashkuar, mbështetja totale ndaj institucioneve dhe partive të Kosovës është orientimi dhe parimi kryesor. Dialogu ka qenë dhe duhet të jetë rruga për të ecur përpara, por objektivi është njohja. Në këtë kontekst zhvillimet e këtyre 10 viteve, ajo që është më e rëndësishmja siç jemi bashkë në gëzime dhe në sfida. E qartë si drita e diellit se ndihma më e madhe nga Shqipëria si në pavarësi dhe projekte infrastrukturore, edhe në sfidat e tanishme roli i Shqipërisë duhet të jetë më patjetër mbështetje totale për Kosovës, qytetarët dhe institucionet duke respektuar sovranitetin, integritetit territorial si vlera dhe investime të përbashkëta dhe si një investim esencial i SHBA dhe BE, jo vetëm për zgjidhjen e Krizës së Kosovës por paqtimin e rajonit. Ju falenderoj nga zemra për pritjen e ngrohtë.

Ndërkohë Basha bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që këtë verë ta kalojnë në plazhet e Shqipërisë pasi sektori i mikëpritjes turistike shqiptare pavarësisht pandemisë është i përgatitur të presë turistët.

Ai tha se brenga e tij është taksa e Rrugës së Kombit por ajo do korrigjohet teksa shtoi se shqiptarët presin vëllezërit e motrat e tyre këtë vit krahëhapur për turizëm.

LULZIM BASHA: Iu bëj thirrje shqiptarëve të Kosovës t’i drejtohen plazheve të Shqipërisë, sepse janë plazhe të shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Jo vetëm kombinimi i nxehtësisë me bukurinë natyrore, por edhe çmimet janë një tjetër arsye për t’u afruar. Mund t’iu them se sektori i mikëpritjes turistike shqiptare është i përgatitur. Sytë i kemi nga vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Jam i brengosur për disa gjëra, si taksat e rrugës së kombit që nesër do i korrigjojmë, dua të ripërsërit thirrjen edhe në emër operatorëve që ju presim me krahë hapur. Do të ndiheni si në shtëpinë tuaj

FJALA E VJOSA OSMANIT

Kënaqësi të pres zotin Basha në shtëpinë e tij të dytë në Prishtinë. Patëm një diskutim të mirë për sukseset që kemi arritur në të kaluarën dhe si mund ta rrisim bashkëpunimin tani. Është e nevojshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë veprimet e tyre në shumë aspekte. Ka shumë hapësirë ku mund të përmirësojmë raportet tona biletarale, veçanërisht në aspektin ndërkombëtar.

Një bashkërendim në politikën e jashtme mes Kosovës dhe Shqipërisë ka patur gjithnjë sukses, kur ai ka qenë i sinqertë dhe ka qenë në linjë të plotë me interesin e shtetit dhe qytetarëve tanë. Falenderova zotin Basha për zërin e çmuar tijin dhe të PD kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh. Është tejet e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë më zë po kaq të qartë sa të Bashës.

Idetë për ndryshim kufijsh shkojnë kundër interesit të Republikës së Kosovës dhe kundër investimit ndërkombëtar që

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here