Aleanca për Teatrin kërkesë BE e SHBA-së: Ç’po bën SPAK me 6 kallëzimet për prishjen e godinës

0
140

Aleanca për Teatrin ka dorëzuar në zyrat e Delegacionit Europian një kërkesë përmes së cilës kërkon të dijë se çfarë ka bërë deri më tani, SPAK, Struktura e Posaçme Antikorrupsion për 6 kallëzimet e tyre për çështjen e Teatrit. Ata ju drejtuan delegacionit, duke qenë se është një ndër mbështetësit e reformës në drejtësi, po nuk ngurruan të shprehin pakënaqësi. Edmond Budina, regjisor, tha para mediave atë që e cilësoi një mesazh për ambasadorin Soreca.

“Z.Soreca, ju dhe unë kemi nënshtesinë italiane dhe jemi qytetarë të BE-së. Dua t’ju them se reforma në drejtësi, duhet të vazhdojë, po, por duhet të japë rezultat. Dhe prandaj duhet të nisë nga teatri. Reforma në drejtësi, duhet të kape peshqit e medhenj dhe peshqit e medhenj jane te teatri, hapni rrjetën dhe do i gjeni. Unë personalisht, nuk kam besim te ju z.Soreca, sepse keni pasur deklarata të vakëta, por respektoj institucionin që përfaqësoni”, tha Edmond Budina, ndërsa më herët u lexua një kërkesë drejtuar vetë SPAK-ut që të japë dëshmi që është një institucion serioz dhe të gjithë atyre që kanë besim të reforma në drejtësi.

Në dijeninë e Aleancës për Teatrin, SPAK ka nisur një kërkesë për sekuestro të gjithë dokumentacionit të përdorur nga bashkia për shembjen e teatrit. Adriana Kalaja, juriste, tha se ka informacionin, por shtoi se “po presim reagimin zyrtar te SPAK per hetimet”. E njëjta kërkesë që ju dërgua Delegacionit të BE-së, ju dërgua më pas edhe Ambasadës Amerikane, si kontributore me 80 milionë euro për reformën siç tha Aleanca, e që sipas saj, është pikërisht kjo reformë që ka bllokuar gjykatat që do të duhej të shqyrtonin kallëzimet e paditë për teatrin dhe shembjen e tij.

Regjisori Robert Budina tha pasi dorëzoi kërkesën se “Ambasadorja amerikane, zonja Kim, u takua me Ramen një ditë para shembjes së teatrit dhe në perceptimin e opinionit public u la të kuptohej se ëshët dakord me shembjen e teatrit, ose le të themi që i dha alibi kryeministrit. Unë nuk besoj se ka qenë kështu, por zonja ambasadore mbase duhet të sqaroj për çdo keqkuptim.

Ne duam të dimë se ku janë hetimet, çfarë po bëhet me paditë tonë, ku u gabua dhe duam të dimë nëse reforma në drejtësi do të japë fryte”. Në këtë vazhdë, Budina shtoi se nëse diplomatët heshtin, ai gjithesesi ka një pyetje për ta:“ Si u ndjetë kur patë që teatri u shemb me njerëz brenda?” Për Aleancën mosfillimi i punës nga Gjykata Kushtetuese, ka të bëjë me teatrin, duke qenë se janë dy, paditë që ajo do të shqyrtojë për këtë çështje./BallkanWeb.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here