Emërimet në GJK/ PS rrëzon ligjin e saj për betimin e gjyqtarëve përpara noterit, pranon dy dekretet e Metës

0
121

Komisioni i Ligjeve ka pranuar dekretet e presidentit Ilir Meta duke rrëzuar nismën e ndërmarrë nga socialistët për betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në rast refuzimi nga kreu i shtetit.

Këshilltari i presidentit, Bledar Dervishi i mbrojti dekretet edhe me opinionet e Komisionit të Venecias, të cilat vlerësonin se betimi përpara presidentit nuk mund të shmanget, pasi bie ndesh me Kushtetutën

Deputetja Socialiste Klotilda Ferhati u shpreh se sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias se mekanizmi zhbllokues duhet të jetë më i qartë dhe të vendoset në Kushtetutë.

Kjo bëri që socialistët të pranonin dy dekretet e Metës, duke shprehur vendosmërinë se në të ardhmen ky mekanizëm zhbllokues të bëhet në Kushtetutë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here