Heronjtë që lihen pa shpërblim dhe ekspozohen ndaj COVID-19

0
146

Nga Bardh Spahia

U nxjerr foto dhe bën video propagande me personelin shëndetësor, që janë vërtetë heronj në përballjen me virusin Covid-19. Por cfarë ministrja e shëndetësisë nuk thotë është se nën pusht-etin e Rilindjes, ata janë disafish heronj, sepse punojnë në kushte skandaloze, u imponohet trajtimi i të prekurve me Covid në reparte edhe jashtë atyre të caktuara, e detyrohen të shohin, sesi shpërblimet jepen me preferenca, e jo sipas punës!
Denoncimet që vijnë nga shërbimi i urgjencës, ashtu edhe nga reanimacioni qendror në QSUT, flasin për vlerësim të personelit jo në bazë të punës dhe performancës, por sipas parapëlqimeve të drejtorisë së QSUT, për t’u dhënë shpërblime, c’ka krijon problematika në mjekimin si duhet, të pacientëve me Covid-19! Se si mund të mendohet për ndasi dhe preferenca, me pacientë që humbin jetën cdo ditë, këtë vetëm makutët e emëruar të Rilindjes e dinë!!!
Denoncimet flasin për një menaxhim skandaloz të infeksionit, në limitet e surreales: pacientë me Covid që dërgohen tek reanimacioni qendror, vetëm për të mos i regjistruar si pacientë të infektivit!!! Reanimacioni qendror i shndërruar në një repart jo zyrtar Covid, duke mos patur mbrojtjen e duhur dhe me mangësi të theksuara në mjete, ka të infektuarit e vet, së fundmi 2 mjekë e 5 infermierë. Ja pra si shndërrohen repartet e QSUT në vatra infeksioni, sepse për turp, bëhet cirk me të sëmurët me Covid-19, pasi meraku është falsifikimi i shifrave, e jo kujdesi shëndetësor ndaj tyre, e siguria e vetë personelit!!!
E pabesueshme që ministrja si dhe komiteti i ekspertëve të mos ketë dijeni, apo edhe më keq, të heshtë para praktikave të tilla, që vecse e përhapin edhe më shumë virusin në qendrën më të madhe spitalore të vendit, duke rrezikuar të parët personelin shëndetësor, atë që ky vend nuk e ka luksin ta humbë, për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme.
Sa pa turp duhet të jesh, që të dalësh e të anatemosh ditë pas dite qytetarët, duke u shtuar masat shtrënguese, kur infeksionin e përhap vetë në spital, me këto akrobaci makabre????
Sa makut duhet të jesh, që pasi të detyrosh personelin e reanimacionit të trajtojë pacientë me Covid-19, të mos u japësh shpërblim, sic veprohet me ata të infektivit?
Ky dështim në luftën ndaj Covid-19, po i mban shqiptarët të izoluar nga bota!

No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here