Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar ne Facebook një video ku shfaqet dokumenti zyrtar i raportit zyrtar të Komisionit të Ligjeve për ndryshimet kushtetuese të firmosur nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Bardhi shprehet se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore
Postimi i plote:
Video-fakt: Edi Rama gënjen. Kushtetutën po tenton ta ndryshojë për të hequr koalicionet parazgjedhore
Sa herë hap gojën, Edi Rama gënjen për qëllimin e vërtetë të ndryshimit me urgjencë dhe në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës. Kjo lojë e pistë po i nxjerr në pah tmerrin që ka nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.
Shikojeni vetë me zë dhe me figurë! Shikoni dhe dokumentat zyrtare të Komisionit të Ligjeve, që e faktojnë një kryeministër, i cili gënjen pa u skuqur. Me firmën e Gramoz Ruçit, shkruhet e zeza mbi të bardhë se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore.
Asnjë gënjeshtër e Edi Ramës nuk e mbulon dot këtë të vërtetë!