Ish-ministri i LSI-së Edmond Panariti shprehet se politika duhet të heqë dorë nga “përdorimi” i “snajperëve” me mandate, për puçe kushtetues.
Ai shkruan se faktori ndërkombëtar, i njeh mirë dëmet që shkaktojnë dhe kostot e riparimit të tyre.
“Politika nga të dy anët, të heqë dorë nga “përdorimi” i “snajperëve” me mandate, për puçe kushtetues.
Në politikën botërore, njihet mirë termi “snajper” ose “franc tireurs”.
I ka provuar “hidhur” politika Evropiane dhe botërore, në shumë raste!
Faktori ndërkombëtar, i njeh mirë dëmet që shkaktojnë dhe kostot e riparimit të tyre.
Snajperët janë deputetë apo grup deputetësh të cilët nuk ju binden vendimeve të partive dhe godasin atëhere kur nuk pritet (snajper) duke prishur marrëveshje dhe kompromise politike të arritura ne shumë mund.
Përgjithësisht për interesa të ngushta, por duke shkaktuar dëme afatgjata.
Zakonisht përdoren për të hedhur gurin dhe për të fshehur dorën e dikujt që nuk mund të dalë hapur.
Në Shqipëri “snajperizmi politik” rrezikon të kthehet në formë ekstreme të mercenarizmit politik.
Nëse nuk ndalen, dëmet të jenë të mëdha dhe kosto për vendin”, shkruan Panariti.