Dy moderatoret simpatike të ekranit, Xhemi Shehu dhe Orinda Huta, kanë treguar shpesh se ruajnë një raport mjaft miqësor.
Së fundmi dy mikeshat kanë vendosur të kalojnë edhe disa ditë pushime në praninë e njëra-tjetrës. Xhemi ka ndarë foto në plazh krah Orindës dhe ajo çka tërheq vëmendjen është mënyra si po e kalojnë kohën dy moderatoret.
Ato kanë zgjedhur të luajnë tavëll dhe të pinë tekila, gjë që nuk është aspak e zakonshme për vajzat shqiptare, të cilat shumicën e kohës në plazh e kalojnë vetëm duke shijuar rrezet e diellit.