Mbaron mbledhja e Këshillit Politik e cila zgjati rreth 40 minuta.
Në takim ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri dhe opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.
Opozita jashtëparlamentare nuk pranoi të marrë pjesë në mbledhjen e sotme duke e bojkotuar atë, pavarësisht 3 thirrjeve të kryeministrit Rama për të marrë pjesë ditën e sotme ne tryeze.
Opozita e Bashkuar ka thkesuar se eshte e gatshme te marre pjese ne Keshill te enjten ose te premten.
Ndersa diten e sotme u duk me shume nje mbledhje e Rilindasve se sa e keshillit, pasi aty merrnin pjese vetem PS dhe paterica e saj ne Kuvend, opozita parlamentare.