Dy shokë të rinj në moshë nga Tirana, kanë marrë me qira një makinë, dhe me pas e kanë shitur në Durrës.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin B.SH, 20 vjeç si dhe ka shpallur në kërkim mikun e tij D.Q, 26 vjeç.
Policia njofton se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Sh., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Q., 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marr me qira, mjetin tip “Volksëagen” dhe më pas ia kanë shitur në qytetin e Durrësit, shtetasit E. H.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. H., për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.