Ramës nuk i pëlqen kërkesa e opozitës për të hetuar vjedhjen e votave…

0
135

Edi Rama ka reaguar pas emailit të Opozitës së Bashkuar për të mbledhur Këshillin Politik dhe për të diskutuar rekomandimet e OSBE-ODIHR, në lidhje me fenomenin e vjedhjen së votave dhe ndërhyrjen e administratës në zgjedhje.

‘Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën!

Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.

Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!’, shkruan Rama në Twitter, duke pretenduar që të diskutojë vetëm ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Në një email, opozita e Bashkuar propozoi që Këshilli Politik të diskutojë:

Në Rendin e Ditës së mbledhjes siç kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet të përfshihet vijimi i punës së Këshillit për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: ‘11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me:

(1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9.

12. Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here