Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak temperaturat parashikohen në vendet malore deri në 34 gradë, ndërkohë në vendet e ulëta termometri do shënojë deri në 37 gradë celsius duke sjellë një të nxehtë përvëlues.
“Ditën e merkurë do të mbizotëroj mot i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Era do të jetë nga veriperëndim me shpejësi 1-6m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s. Temperaturat parashikohen: vendet malore 17°C deri në 34°C, vendet e ulëta 18°C deri në 37°C, vendet bregdetare 18°C deri në 33°C”- shkruan SHMU.