Buzëgremina ta tregon vetë “drejtimin e duhur”!

0
177

Nga Taulanda JUPI

Më në fund nuk besoj se ka ndonjë shqiptar, përveç “shoqërisë civile” që nuk e ka kuptuar se në krye të shtetit Shqiptar drejton një kryeministër me synime makiaveliste, objektivi i të cilit, nuk shkon përtej mbajtjes së pushtetit me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë që fatkeqësisht bie në kurriz të vetë shqiptarëve, duke i privuar gjithsecilit prej nesh jo vetëm të ardhmen europiane, por mbi të gjitha stabilitetin në vend.

Propaganda, mekanizmi i vetëm fuknsional i sektit Rilindja, ka prodhuar sloganë fushatash të cilave vlen tu rikthehemi vëmendshëm duke vëzhguar dhe analizuar premtimet: “Përtej të majtës dhe të djathtës!”, “Shqipëria e gjeneratës tjetër!” apo “Drejtimi i duhur”. Ky skanim vlen si analizë reflektuese jo vetëm mbi dobësitë tona si qytetarë, por veçanërisht për të reaguar në momentin e duhur dhe në mënyrën e duhur.

Po të kthehemi pas në kohë, për të analizuar pendesa që na rrijnë varur në ndërgjegje si pikëpyetje të mëdha të llojit: “Si erdhëm deri këtu?” apo “Çfarë ndodhi, pse e lejuam?”, do të kujtojmë se “Përtej të majtës dhe të djathtës!” ishte një nga sloganet e Rilindjes që atraktoi imagjinatën e votuesit. Në pamje të parë dukej një filozofi progresiste, gjithpërfshirëse por në të vërtetë rezultoi një filozofi e pambështetur në një linjë ideologjike, pa një kontur të qartë përkatësie bindjesh, e materializuar në reforma dhe vendime pragmatiste të cilat në thelb kishin dhe kanë vetëm një qëllim: forcimin dhe mbajtjen në pushtet me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë njeriu të vetëm, ai është Edi Rama.

“Shqipëria e gjeneratës tjetër” ishte një tjetër slogan me premtimin se reformat e filluara, apo ato që do të ndërmerreshin në mandatin pasardhës do të ndërtonin një Shqipëri të së ardhmes.

A nuk është momenti të pyesim: Ku është sot Shqipëria e gjeneratës tjetër? Apo për ti shkuar në thelb pyetjes : ku është sot gjenerata tjetër?

Arratisur e syrgjynosur rrugëve të botës do t’i përgjigjej Noli, “nxënësit të tij”. Pasiguria për të ardhmen, mungesa e mundësive apo shpesh edhe mohimi tyre, zhgënjimi dhe humbja e shpresës, detyruan qindramijë qytetarë shqiptarë, mjekë, infermierë, inxhinierë, mësues të zgjidhnin ikjen, ndoshta pa kthim.

Po të përmendim këtu edhe nxënësit apo studentët që largohen nga Shqipëria për një arsim më cilësor, shifra bëhet alarmante edhe për një të ardhme shumë më të afërt. “Shqipëria e gjeneratës tjetër” do të ketë si mallkim mbi shpinë e vetmëm borxhin marramendës në kufijtë e falimentit. Ndaj premtimi “Shqipëria e gjeneratës tjetër” rezultoi një iluzion , mbeti një slogan i ofruar nga këshilltarë të shtrenjtë, imazhi europian i të cilëve u pingul fortë me çekanin e propagandës rilindase në kafkën (ndërgjegjen) e njerëzve të etur për ndryshim.

Slogani apo premtimi “Për Shqipërinë që duam!” meriton një pyetje direkte dhe pa shjellime: Për cilën Shqipëri bëhej fjalë?

Për Shqipërinë më larg se kurrë Europës, vlerave dhe standarteve të saj?

Për Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale?

Për Shqipërinë pa Gjykatë të lartë?

Për Shqipërinë me Parlament ilegjitim?

Për Shqipërinë ku rrjeti social i kryeministrit është shndërruar në fletore zyrtare?

Për Shqipërinë ku ligji nuk është njësoj për të gjithë?

Për Shqipërinë me shëndetësinë dhe arsimin e shkatërruar?

Për Shqipërinë e taksave të larta dhe ekonomisë së rrënuar?

Për Shqipërinë e drogës, korrupsionit, koncesioneve?

Për Shqipërinë e shitur, e shqyer dhe kafshuar nga babëzia si mall pa zot?

Besoj se asnjë shqiptar i cilës do bindje qoftë nuk ka imagjinuar kurrë të tillë “Shqipërinë që duam”.

Po nëse flasim për sloganin “Drejtimi i duhur”, në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës, e veçanërisht në ditët e fundit, më shumë se drejtim të duhur, kemi parë rrugë pa krye, kthesa në errësirë, ecje në fusha të minuara, kërcime e fluturime pa busulla apo mekanizma orientues, pa transparencën e nevojshme se ku është dhe nga kalon ky i ashtuquajturi “drejtim i duhur”. Nëse drejtimi i duhur është buzëgremina ku ka vendosur të luajë rolin e tij të fundit, udha e mbarë i qoftë! Besoj shqiptarët kanë një tjetër projekt për të ardhmen e tyre.

Edi Rama në 7 vite qeverisje si kryeministër nuk pati vullnetin, vizionin dhe as forcën të dilte mbi pangopsinë dhe etjen për pushtet. “Mejdanin e luftës” e pati , të gjitha pushtetet i pati dhe përsëri për fatin e zi të shqiptarëve DESHTOI dhe HUMBI në “mejdanin e betejës” si kryeministër.

Ndaj sot nuk ka asnjë të drejtë morale, logjike jo e jo, tu drejtohet shqiptarëve me slogane e reklama të çngjyrosura propagande se “Partia socialiste do atë që duan qytetarët”.

Shqiptarët sot duan vetëm një gjë: Largimin e Edi Ramës! Partia Socialiste e zgjedh vetë çfarë do, më pas asaj që duan shqiptarët.

Edi Rama i bjerrur prej mekanizmit vetshkatërrues ku ka hyrë për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë po shkruan epilogun e tij duke shpikur lloj-lloj trikesh dhe marifetesh, për të zhbërë marrëveshjen e 5 Qershorit, marrëveshjen e 14 Janarit e çdo marrëveshje tjetër që do të mundësontë kushte për një garë të ndershme zgjedhore. I ndërgjegjshëm për dështimin e tij, Edi Rama nuk do garë, ai do të ketë në dorë sa më shumë mekanizma kontrolli mbi procesin dhe zgjedhjet e ardhshme.

Miratimi i Reformë Zgjedhore është një nga kushtet e Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të përmbushë përpara konferencës ndërqeveritare për hapjen e negociatave. Opozita e bashkuar e kreu rolin për të cilin u anagazhua, para shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar. Ndërsa Edi Rama ngado të kthejë kokën ka shenja dhe sinjale të dukshme çfarë duhet të bëjë:

TERHEQJE nga marrëzia!

TËHEQJE pa show, pa heroizma, pa bërtitur, pa klithma sakrifice!

TERHEQJE pa u kacavjerrur pas imazhit të Lulzim Bashës duke dashur ti ofrojë apo me keq akoma ti imponojë axhendën.

Ndërkohë që Edi Rama negocion për axhendë personale, Lulzim Basha në krye të Opozitës Bashkuar ka zgjedhur dhe punon për një axhendë tjetër, axhendën për tu sjellë shqiptarëve normalitet, axhendën e një Shqipërie Europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here