Edhe një Ministër shqiptar, pozitiv me koronavirus…

0
118

Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bektoshi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë ai vetë përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar miq, familjarë, dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokolleve, sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite”, shkroi Bekteshi në postimin e tij.

Kreshnik Bektoshi informoi po ashtu se nuk ka asnjë simptomë dhe se familjarët e tij kanë rezultuar negativë për virusin.

“Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ. Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokollet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja. Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! Shëndet e mbarësi për të gjithë!”, përfundon postimi.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here