Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin ka diskutuar rreth sfidave dhe rrugës euroatlantike të Kosovës dhe Shqipërisë.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Kreu i Shtetit thekson se temë diskutimi me Hazirin ka qenë edhe pasojat e pandemisë së koronavirusit me afrimin e pikut të sezonit turistik.
“Mikprita sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri. Në bisedën e hapur ndamë mendime rreth sfidave dhe rrugës euroatlantike të Kosovës dhe Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht në domosdoshmërinë e tejkalimit sa më të shpejtë dhe të lehtë të pasojave të pandemisë COVID-19, me afrimin e pikut të sezonit turistik.
I përcolla përshëndetjet më të përzemërta vëllazërore për të gjithë bashkëqytetarët e mi të Gjilanit. ??❤️??”,shkruan Meta.