Rama nuk ka të ndalur!! Ironi therëse: Muzikantët dhe pronarët e lokaleve ngelën të papunë…

0
122

Edi Rama nuk e ka problem se mijëra njerëz ngelin pa punë, për shkak të vendimeve të tij të çudishme.

Këtë e tregoi gjatë fjalës së tij ditën e sotme në parlament, ku u talla me muzikantët dhe pronarët e lokaleve që kanë mbetur pa punë.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka ironizuar me muzikantët dhe pronarët e lokaleve që po protestojnë kundër vendimit për mbylljen e klubeve të natës si pasojë e gjendjes së tyre të vështirë financiare.
Keqardhje për disa të cilët reaguan në protestë, kuptohet dixhitale, lidhur me masën më të fundit të marrë nga Ministrja për mbylljen e diskove, klubeve të natës dhe mjediseve me muzikës.

Ishte në kushtet kur gjithçka tjetër vihet në pikëpyetje nëse njerëzit ngjishen si sardelet në kutitë me zhurma’– tha Rama gjatë një fjalimi në parlament.

Ndonëse nuk ka asnjë zgjidhje ekonomike për gjithë këta mijëra vetë të mbetur pa punë kryeministri nuk e kursen sarkazmën duke e quajtur dëshpërimin e tyre ‘dixhital’ dhe lokalet ku luhet muzikë ‘kuti me zhurma’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here