Studentët e EPP kundër Besa Shahinit për zgjedhjet e paligjshme të 30 korrikut në universitete!

0
137

Organizata studentore e djathtë më e madhe në Europë me mbi 1 milionë studentë i ka dërguar një letër Ministres së Arsimit në Shqipëri Besa Shahini ku i kërkon që të mos bëhen zgjedhjet në Univesitete.

“Më 30 Korrik, kur Ministria e Arsimit planifikon të mbajë këto zgjedhje, 75% e studentëve nuk do të ken mundësinë të votojnë sepse viti akademik ka përfunduar. Kjo nuk mjafton — dhe nuk është një shprehje e vërtetë demokratike e dëshirës së studentëve”, thuhte në letran publike të Forumi Studentor i Partisë Popullore Europiane.

Ja e plotë Letër Publike për Shahinin

Drejtuar: Ministrisë së Edukimit dhe Sportit Shqipëri

Znj. Besa Shahini

Përmes kësaj letre publike, duam të shprehim qëndrimin ton rreth situatës së paprecedentë sa i përket zgjedhjeve universitare në Shqipëri.

Duam të falenderojmë aleatët tanë në Shqipëri, FRPD, mijëra anëtarët e tyre, dhe sidomos kryetarin z. Belind Këlliçi. Qindra të rinj shqiptarë, kryesisht studentë anëtarë të FRPD, po u duhet të përballohen me padi penale thjesht sepse kan ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar. Z. Këlliçi ka rënë serish pre e këtij persekutimi — dhe në Maj ai u arrestua në mënyre të dhunëshme nga forcat policore. Ky agresion vazhdon edhe sot, me Ministrinë e Arsimit që ka bërë një kallëzim penal ndaj z. Këlliçi për shpifje, për ta intimiduar atë.

Zgjedhje ku e gjithë struktura akademike e universiteteve do të ndryshojë, po organizohen aktualisht në Shqipëri. Për ne, si aleat të studentëve shqiptar, këto zgjedhje do të shërbejnë si një mesazh i qartë sa i takon demokracisë në universitetet shqiptare, ku do të sigurohet balanca midis studentëve dhe stafit.

Më 30 Korrik, kur Ministria e Arsimit planifikon të mbajë këto zgjedhje, 75% e studentëve nuk do të ken mundësinë të votojnë sepse viti akademik ka përfunduar. Kjo nuk mjafton — dhe nuk është një shprehje e vërtetë demokratike e dëshirës së studentëve. Duhet thënë gjithashtu, që ekziston një mundësi reale konflikti interesi, ndërsa votimi është gjatë periudhës së provimeve për disa studentë.

Së fundmi, kuptojmë që akutalisht nuk ka asnjë trup zyrtar të cilit i lejohet ligjërisht të mbajë këto zgjedhje, sepse mandati i ka skaduar, dhe nuk ka asnjë legjitimitet për ti mbajtur këto zgjedhje sipas legjislacionit shqiptar. Për këto arsye, i kërkojmë ministres Besa Shahini të shtyjë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, për një datë të dytë kur të gjithë studentët të kenë një shans të drejtë për të hedhur votën e tyre për të ardhmen e universiteteve të tyre, siç parashikohet nga ligji shqiptar. Çdo zgjedhje e mbajtur në një formë tjetër, do të hidhte një hije të madhe dyshimi pavarësisë së universiteteve në Shqipëri, dhe do të ishte në kundravajtje me aspiratat Europiane të vendit tuaj.

Do ta ndjekim këtë situatë nga afër, dhe me shumë shqetësim.

Përzemërsisht,

Benjamin Welling

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here