Trafiku i drogës/Raporti i Qendrës Europiane: Krimi punon kundër opozitës

0
115

E thotë Europa, krimi në Shqipërisë punon kundër opozitës dhe se trafiku i drogës i shërben politikës që të zhvasë bizneset përmes gjobave. Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), e cila funksionon në kuadër të Bashkimit Europian, ka publikuar një raport vjetor për ndërhyrjen e organizatave të trafikut të drogës në politikën shqiptare. Në këtë raport, i cili përmbledh të dhënat e gjithë shërbimeve inteligjente të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për vitin 2019, ka arritur në përfundim se organizatat kriminale në vendin tonë, punojnë kundër opozitës. Sipas këtij raporti bëhet me dije se në Shqipëri mbizotëron manipulimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale dhe kanë prishur mitingjet e opozitës.

”Organizatat kriminale kanë lidhje me politikën dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar agjencitë e zbatimit të ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë. Forma më e njohur e bashkëpunimit midis organizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Shpërndarja e të ardhurave nga bizneset përmes gjobave ose ‘mbrojtja’ nga bandat e tjera, mbështetja për kandidatët politikë ose frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje, prishja e mitingjeve të partive opozitare, manipulimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera, mbizotëruan”.

Më tej në raport, thuhet se partitë politike në Shqipëri kanë përfituar fonde nga rrjetet kriminale. Ekziston një prirje shqetësuese e organizatave kriminale që përdorin biznesin si ”fasadë” për të fshehur veprimtarinë kriminale. ”Ky fenomen shfaqet më e përhapur në trafikun e kokainës. Në rajone të ndryshme të vendit, rivaliteti midis bandave te armatosura për të zgjeruar kontrollin shpesh shfaq prirje politike. Anëtarët e grupeve kriminale kanë shërbyer si komisionerë në qendrat e votimit. Pavarësisht mungesës së hetimeve ose vendimeve gjyqësore, anëtarët e parlamentit dhe ministrat kanë qenë në fokus të akuzave publike për lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Krimi i organizuar ka arritur të neutralizojë shoqërinë edhe për sa i përket lirisë së fjalës, duke shkelur kështu rëndë kulturën e raportimit të lajmeve”, thotë raporti.

Raporti tjetër, “Tregu i drogave 2019”, një publikim që bëhet një herë në tre vjet nga Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave (EMCDDA), në funksion të së cilës është dhe raporti i mësipërm i dedikuar për Shqipërinë, e përmend Shqipërinë si prodhuesen më të madhe të kanabisit të trafikuar në BE, paratë e të cilës transportohen cash me makina drejt Shqipërisë dhe investohen në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm.

Organizatat kriminale shqipfolëse, të përfshira në trafikun e kanabisit bimor përdorin gjithashtu korrierët e parave cash, të cilët zakonisht kontrabandojnë para me makinë në Shqipëri nga BE me makinë. Në Shqipëri, paratë cash përdoren për të investuar në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm”. Raporti përmend fuqizimin e grupeve shqipfolëse në tregun e trafikimit dhe shpërndarjes së kokainës, krahas kolumbianëve dhe italianëve që kanë pasur historikisht një rol kyç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here