I mandatuari i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka thënë se për ndryshimet kushtetuese dhe sistemin zgjedhor Opozita e Bashkuar do të angazhohet por ato nuk mund të konkretizohen për 6 ditë. Bylykbashi lë të nënkuptohet se afati për këto ndryshime kushtetuese mund të shtyhet përtej 30 korrikut pasi në rast se votohen në Kuvend në këtë datë atëhere Opozita e Bashkuar do i refuzojë.
”Ne jemi gati ta diksutojmë meqë është ky moment. Por ndryshimet kushtetuese dhe listat e hapura nuk bëhen për 6 ditë. Në 2008 u bë një process 14 mujor. Kurse sot për 6 ditë, pazare me deputetë që nuk përfaqësojnë. Kuvend me numra antikushtetuesë. Në këtë pikë ose referendum ose konsensus maksimal.
Sistemet duhen debatuar. Unë dua sistem mazhoritar. Do të preferoja një garë të drejtpërdrejtë ku të kisha socialistin përballë, teksa në një listë ku korrupsioni të ishte, pra korrupsioni zgjedhor dhe konfliktualiteti do të jenë dhe do të kemi probleme të mëdha.
Nëse në të shkuarën na janë dashur 7 muaj, sot s’mund ta bëjmë për 6 ditë. Janë çështjet e tjera tashmë në Këshillin Politik. Depolitizimi. Kush flet për lista të hapura ose nuk kupton gjë, ose është i sponsorizuar. Të flasësh si reformë për lista të hapura është mungesë informacioni. Janë vetëm një fraksion i sistemit zgjedhor. Më e rëndësishme ndarja e rajoneve zgjedhore. PS do të imponojë rregullat e saj në rajone, kundërshtarëve të vet. Mund të vendosë një prag zgjedhor që të jetë katastrofik për partitë e vogla. Zhduken. Koalicioni kishte të bente këtë që të ruante partitë e vogla që shërbejnë si graso mes partive të mëdha dhe kjo i bën mirë.
Mund të bëjmë lista të hapura por na duhen dekriminalizim. Por duhet për mendimin tim të futet edhe devulgarizim sepse disa deputetë e kanë të papranueshme gjuhën që përdorin. Duhet të ulemi dhe të gjejmë mesataren e artë. 2008 ishte gjë tjetër, ishin të tjera rrethana.
Na duhet një sistem që të futet në kuti qeveria. Dhe për këto nuk mjaftojnë vetëm listat e hapura. Pra një qeveri më pak arrogante dhe i bën nder tregtarit, qytetarit që do pronën.
Koalicionet janë sistem limfatik i demokracisë. Koalicionet janë traditë kushtetuese. Ky model koalicioni që Rama që do të vendosë dhe që është në Itali, është në Shqipëri prej 2003. Rama do të bëjë listën e mbyllur të partive. Nëse sot zgjedhësit kanë mundësi të zgjedhin partinë ,Rama do t’i fusë në listën e përbashkët ku partitë fshihen mbrapa një marrëveshje, dhe zgjedhësi nuk e di ku po shkon vota e tij. Pra Rama do të mbyllë listën e partive. Zgjedhësi nuk sheh dot partinë e veçantë. Ne nuk do ndryshonim rregullat.
Deklarimet e Opozitës së Bashkuar janë të qarta, refuzojmë ndryshimet kushtetuese të njëanshme. Ta thërrasim mazhorancën tek arsyeja. Propozimi nuk është i PS por i një grupi deputetësh pa identitet. Në fakt është e PS por e kamufluar për të bërë rregullat e lojës për kundërshtarët e vet. Fakt i kryer nuk i pranojmë në rast se nuk do të gjendet konsensusi. Mund të gjejmë një zgjidhje.”- tha Bylykbashi.