Presidenti Meta: Afati i 30 korrikut nuk ekziston! Edhe Haxhi Qamili nisi revolucion kundër Evropës, por e dimë të gjithë si përfundoi

0
156

Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se nuk e njeh 30 korrikun, diten perfundimtare kur pritet te votohet ne Parlament marreveshja mes pS dhe opozites parlamentare per ndryshimet e njeanshme kushtetuese.

Presidenti Meta: Kush e ka caktuar kete afatin e 30 korrikut?! Bundestagu? Parlamenti Evropian? BE/ Kush e ka caktuar se une nuk njoh afat 30 korriku. Nuk ndaloj njeri te cmendet, as nuk ndaloj njeri te hidhet nga kati i 20-te. Une kam te drejte ti them mos u hidh se do te vritesh. Edhe Haxhi Qamili nisi revolucion kunder evropes, por si perfundoi ai e dime te gjithe.

 

Me tej ai tha : “Është në tagrin e politikës shqiptare që vendos për sistemin zgjedhor, por duhet të vendosë në përputhje me kushtetutën, por dhe me traditën që ne kemi dhe rregullat nuk vendosen nga një maxhorancë sipas interesave të maxhorancës.  Unë nuk kam qenë ndonjëherë kundër diplomatëve, por sa herë diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe popullin shqiptarë dhe nuk i thonë të vërtetën, sigurisht që është e drejta e Presidentit t’i thotë popullit shqiptar të vërtetën“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here