Siç pritej, pa asnjë surprizë, Rama refuzon hapjen 100 % të listave: Më takon mua me Murrizin se sa do i hapim!

0
144

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas propozimit te kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për të vijuar dialogun në Këshillin Politik, por me kushtin që listat të jenë 100% të hapura.

Rama shkruan se është pozitiv gjysëm hapi për hapjen e listave, por sipas tij si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut.

“Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton.

Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë, po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut, kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik! Mjaft pozitive!”, shkruan Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here