Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë pasi një burrë ka vrarë gruan e tij në Berivojcë të Kamenicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka informuar mediat kosovare se mashkulli është i moshës 42- vjeçare kurse viktima ose gruaja e tij është 34- vjeçare.
Ndërkohë autori është arrestuar tashmë dhe priten detajet nga kjo ngjarje.
“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës. Dyshohet se një mashkull (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare). Njësitet policore i janë përgjigjur vend-ngjarjes, është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë”, tha Krasniqi.