Koronavirusi ka infektuar edhe kryebashkiakun e Mirditës, Ndrec Deda. Ky i fundit është vetëkarantinuar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se izolimi i tij ka nisur që prej një jave. Lajmi në fjalë është konfirmuar nga Strukturat Shëndetësore Lezhë, ndërkohë që duhet thënë se gjendja e kryebashkiakut paraqitet e mirë.