Mjeku drejton gishtin nga ish-ministri i Ramës: Ja shkaktari që shëndetësia ka mbetur pa lekë! Çfarë po fshihet sot nga koronavirusi

0
98

Mjeku urolog, Artan Koni, drejtoi gishtin nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke e fajësuar për gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia shqiptare.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, mjeku Koni tha se shkaktari që shëndetësia ka mbetur pa lekë nuk është ministrja Ogerta Manastirliu, por paraardhësi i saj, Beqaj.

“Nuk janë transparente dhe i kuptoj se nuk kanë cfarë të bëjnë. E fshehtë mbahet ajo që kemi thënë: që thonë se gjendja është nën kontroll, kur nuk është nën kontroll, thonë që janë spitalet gati, por nuk janë, thonë që janë bërë testime sa duhet, por nuk janë bërë, thonë që kanë respiratorë, por nuk kanë. Shkaktari që ka mbetur shëndetësia pa lekë nuk është Manastirliu, por Ilir Beqaj. Ministrja mund ta pranojë këtë, mund të ishte më e ndershme të thoshte që nuk kemi shumë buxhet, ndaj jemi në këtë gjendje. Por këta thonë të kundërtën”, tha Koni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here