Tani ka më shumë se 16 milion raste me koronavirusëve në të gjithë botën, sipas gjurmuesit të Universitetit Johns Hopkins ndërsa 644.528 persona kanë humbur jetën.
Janë gjithësej 16.046.986 raste të konfirmuara, çereku i të cilave janë regjistruar në SHBA, rreth 4 milionë e 178 mijë.
Pas SHBA vjen Brazili me 2 milionë e 394 mijë dhe më pas India me 1 milion raste më pak se Brazili.
Ajo që bie në sy në listën e dhjetë vendeve me numrin më të madh të rasteve, është se nuk ka asnjë nga vendet e Europës kontinentale.
Pas shpërthimit të koroavirusit në Kinë, Europa u kthye në kryeqendrën e infektimit, kryesisht me Italinë, Spanjën, Gjermaninë dhe Francën.
Por tani duket se Europa ka arritur ta vërë nën kontroll pandeminë dhe listës së vendeve më të infektuara i janë shtuar shtetet që kanë disa nga numrat më të lartë të popullsive në botë, përjashto vendin me më shumë njerëz, Kinën.
Lista e dhjetë vendeve me më shumë raste të konfirmuara me Covid-19:
SHBA: 4,178,021
Brazili: 2,394,513
Indi: 1,385,635
Rusia: 805.332
Afrika e Jugut: 434.200
Meksikë: 385.036
Peru: 375.961
Kili: 343.592
Mbretëria e Bashkuar: 300,270
Irani: 288.839
Të Shtunën, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se rastet janë rritur me rreth 1 milion në javë për javët e fundit.
Duke parë gjurmuesin Johns Hopkins, kjo duket se do të ndryshojë, pasi tre ditët e fundit kanë parë më shumë se 280,000 raste të konfirmuara në të gjithë botën në ditë – nëse Covid-19 vazhdon të rritet me këtë ritëm, rastet do të rriten me 2 milion në javë.