Analisti Ilir Demalia, shprehet se kryeministri Rama është i vendosur për të miratuar me 30 korrik ndryshimet kushtetuese, qoftë edhe në mënyrë të njëanshme.
“Duket se do ti shkojë deri në fund kësaj rruge. Po bën një përmbysje të gjithë strukturës shtetërore në funksion të tij, as në funksion të partisë. Ka arritur fundin ajo parti që vendoset në shërbim të një njeriu.
Rama ka arritur deri aty sa identifikon veten ne Shqipërinë, duhet marrë dhe çuar aty ku çohen njerëzit që kanë probleme të mëdha psiqike mendore. Këtë e lejon dhe shoqëria jonë, nesër Rama nuk do të dalë me 10% të votës, ka kontigjentin e vet. Prandaj do të ndalojë koalicionet parazgjedhore, ti fusë në një listë dhe nesër të krijojë një manovër qoftë dhe me këta deputetët e opozitës”, tha ai për Ora News.