Nga Artan Hoxha
Situata me Covid-19 ka marrë rrugën e dreqit. Rritje e rasteve te reja ditore te infektimit; rritje e te infektuarve aktive; rritje e numrit te atyre ne gjendje serioze/kritike; rritje e numrit të vdekjeve; ndërsa vazhdojmë me vendosmëri të jemi të fundit në Europë e nga te fundit në botë për numrin e pakët të testeve.
Numri i vdekjeve është shprehësi me i padiskutueshëm i situatës tejet te rende te përhapjes se virusit. Nga data 24 qershor, pra nga e nesërmja e mbarimit te “gjendjes se fatkeqësisë natyrore” deri sot 26 korrik, numri i te vdekurve nga COVID-19 është 93 vete, nga 138 gjithsej qe nga fillimi i pandemisë. Me fjale te tjera, ne muajin e 4-tërt te pandemisë kane vdekur me shume se dyfishi i atyre qe vdiqën ne rreth 3.5 muaj, 9 mars deri 23 qershor.
Ne 5 javët e fundit, përkatësisht sipas javëve:
numri javor i vdekjeve është: 12; 20; 17; 19; 26 vete;
numri mesatar ditor i te spitalizuarve është: 80; 81; 79; 101; 121 vete;
numri mesatar ditor ne gjendje te rende/serioze është: 13; 9; 9; 12; 20 vete;
numri mesatar ditor ne intubim është: 2; 2; 4; 3 ; 8 vete;
mesatarja ditore e testeve është: 360; 358; 418; 441; 442 teste;
mesatarja ditore e rasteve te reja me infeksion është: 63; 70; 80; 91; 96 vete;
shtesa neto mesatare ditore e te sëmurëve aktive është: 26; 28; 36; 36; 39 vete.
Duket se gjendja është përkeqësuar edhe përgjatë javëve te muajit te fundit e nuk duket kurrkund pika e kthesës. Për rrjedhoje, Shqipëria është nder vendet me zhvillimet me negative ne kontinentin Europian ne këto javët dhe ditët e fundit.
Sipas Worldometer, me 47 vdekje gjithsej për 1 milion banore radhitemi te 16-tët ne Europe ndërsa para 23 qershorit hynim ke 5 vendet e para për numrin me te ulet te vdekjeve për 1 milion banore. Dje, me 25 korrik, me 6 vdekje ditore, apo 2 vdekje ditore për 1 milion banore, u shpallem nënkampionet e Europes, pas Maqedonisë se Veriut, ndërkohë qe 28 vende/territore, nga 48 gjithsej te kontinentit tone, nuk patën as edhe një vdekje.
Duke konsideruar një raport natyror mes vdekjeve nga njëra ane dhe rasteve te reja apo aktive nga ana tjetër, rritja e te parave konfirmon rritjen e te dytëve, pra te numrit te rasteve te reja te te infektuarve dhe te rasteve aktive përtej asaj ç’ka rezulton nga numri i paket i testeve.
Numri i paket e shume i luhatshëm i testeve ditore sjell nënvlerësim te numrit te rasteve te reja me infeksion si dhe te rasteve aktive, veçanërisht mosidentifikimin e individëve qe nuk shfaqin shenja. Kjo mban gjalle vatrat, lejon rritjen dhe zgjerimin e përhapjes se infeksionit, me gjithë pasojat nga pas. Kete s’ka mbetur kush ne dynja pa e kuptuar.
Megjithatë, Shqipëria ka kryer, ne vijimësi e me “kokëfortësi qeveritare”, një numër shume, shume te vogël testesh. Sipas Worldometer, deri me 25 korrik numri i testeve diagnostikuese ne total rezulton 33,669 teste apo 11,700 teste për 1 milion banore. Me këtë tregues jemi absolutisht te fundit për keq ne kontinentin Europian.
Dy treguesit sintetike-vdekjet për 1 milion banore dhe teste diagnostikuese për 1 milion banore- për disa shtete te kontinentit Europian, deri me date 25 korrik, sipas Worldometer janë si vijon: Norvegjia 47 dhe 77,500; Polonia 44 dhe 54,672; Ukraina 36 dhe 21,435; Çekia 34 dhe 61,332; Kroacia 32 dhe 26,932; Lituania 29 dhe 182,854; Islanda 29 dhe 353,651; Litenshtein 26 dhe 23,600; Malta 20 dhe 269,290; Greqia 19 dhe 42,244; Letonia 16 dhe 100,012; Sllovakia 5 dhe 46,285.
Siç shihet edhe shtete europiane qe, krahasuar me ne, kane njësoj, me pak apo shume me pak vdekje nga COVID-19 për 1 milion banore, bëjnë me shume e shume me shume teste për 1 milion banore krahasuar me ne.
Qeveria jone rilindëse pretendon se ne bëjmë testim inteligjent. Kështu tha ne Opinion para Blendi Fevziut Ministrja jone e Shëndetësisë ne fillim te Korrikut. Qenkemi me inteligjentet ne kontinent, nder me inteligjentet ne bote.
Mire këto vendet e pasura qe kane plot para e mund t’i çojnë dem, me budallallëk, për teste kot me kot, po këta te tjerët qe nuk jane kaq te pasur pse nuk marrin shembull nga ne? E ne, ne vend qe t’u dërgojmë infermiere e mjeke le t’u japim konsulentë (pra t’u shesim mend) se si te menaxhojnë me sukses pandeminë duke bere sa me pak teste.
Rikthehemi fuqishëm fanar ndriçues ne Europë.