Dyshja e njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar të mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre turke.
Këto të fundit kanë bërë të ditur se çifti ka marrë një super ofertë për një reklamë nga një kompani shumë e njohur në Turqi.
Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë rreth 3 milionë lira turke (380 mijë euro), që kap shifra edhe më të larta nëse në spot do jetë i pranishëm edhe i vogli i tyre, Efehan.
E përtej vlerës marramendëse, duket se aktorët nuk janë tërhequr shumë nga oferta duke lënë të kuptohet se marrin shumë më shumë.