Rama të ‘zgjohet’, kriza nga COVID-19 imponon mbështetje ndërkombëtare!

0
212

Nga Tritan Shehu

 

Si pasoje e keq menaxhimit te pandemise vendi eshte sot jo vetem me keq se kurre e me pasoja te renda, por dhe pa strategji, me sistem shendetesor te handikapuar, me mungesa strukturale e materiale, nen nje pasiguri e perspektive te “zymte” per muajte qe vijne!
Ne keto kushte kur Qeveria deshtoi e nuk u tregua e afte as per te mobilizuar mundesite tona egzistuese, duhet minimalisht te kerkoje nje mbeshtetje nderkombetare.

Perballe nje te semuri te veshtire ne perpiqemi te kerkojme ndihme te kualifikuar apo ta dergojme ate nje nje klinike te avancuar.
Tashti qe diskutohet per shendetin e nje populli eshte jashte cdo logjike kjo letargji e Qeverise dhe e Kryeminstrit, ndersa dje bente “shoë”.
Ketu duhet te jemi te qarte, nuk eshte fjala per nje liste me disa materiale te Ministrise se Shendetesise drejtuar ndonje ambasade, eshte fjala per nje asistence stabel e te gjere qe ne pregatitjen e nje strategjie per perballimin, te stabilizimit e me tej te daljes.
Duhet gjithashtu nje mbeshtetje me struktura te gateshme mjekesore, pajisje te avancuara, materiale konsumi e deri te specialiste, detyre kjo e Qeverise, qe vazhdon si “struci”.
Pa dyshim keto kerkojne edhe nje kosto financiare nga shteti, qe duhet e mund te perballohet pavaresisht krizes ekonomike.
Italia tashme me gjendjen stabel qe ka, arsenalin e madh ne eksperience, struktura, pajisje e materiale te krijuara, me maredheniet e shkelqyera qe kemi, eshte nje mundesi e madhe, aktivizimi i se ciles kerkon qe Qeveria e Kryeministri se paku tashti te permenden e ta kerkoje kete publikisht, duke u angazhuar edhe per t’i krijuar konditat e transparencen e domosdoshme.
Por pa perseritur “shakane e mepareshme, ate te menaxhimit tone 10 here me te mire se Gjermania e 50 here se Italia!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here